Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është Ramadan Dalipi, 62-vjeçar i cili është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit nga Sh.A, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Dalipit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë drejtimit të veturës-taksi, me ç’rast ai kishte ndërhyrë duke e dërguar menjëherë në Emergjencën e spitalit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen” për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e saktë të ndarjes nga jeta të 61-vjeçarit.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është nën hetim nga njësitë relevante policore në koordinim me Prokurorinë.