Gjilan: Shqiptohen rreth 2 mijë gjoba dhe konfiskohen 17 patentë shoferë
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 16.06.2023-22.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1.977 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 14 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 4 aksidenteve me të lënduar si dhe janë konfiskuar 17 patentë shoferë, thuhet në njoftim.
