Gjilan: Theret me thikë një person, i dyshuari në arrati
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë me dije se janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Tretman mjekësor ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike. Njesitet e hetuesise jane duke punuar per identifikim e personit te dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

