Gjilan: Vetaksidentohet motoçiklisti, dërgohet në QKUK për trajtim
Policia ka njoftuar se dje në Gjilan ngasësi i motoçikletës ka shkaktuar vetaksident, i cili është dërguar në QKUK për trajtim.
Njoftimi i plotë i policisë në raportin 24 orësh:
Fsh. Korbliq, Gjilan 22.07.2023 – 16:25. Motoçiklisti mashkull kosovar nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku.
Si pasojë, motoçiklisti dhe pasagjeri i tij kanë pësuar lëndime trupore, ku motoçiklisti është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa pasagjeri është liruar.

