Gjilan: Vetura godet biçiklistin

Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se dje në Gjilan një veturë ka goditur biçiklistin, duke i shkaktuar lndime trupore.

Drejtuesi i biçikletës po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU

Gjilan 03.05.2023-15:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete me ngasës meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit.