Gjilan: Vetura godet këmbësorin

Një automjet dje ne Gjilan e ka goditur një këmbësor duke i shaktuar lëndime, njofton Policia.

Ja njoftimi i policisë:

Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.