Gjilan: Vetura godet këmbësorin në vendkalim për këmbësorë

Policia ka bërë të ditur se dje një person ka goditur një këmbësor në vendkalimin për këmbësorë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan 14.12.2022-17:45. Raportohet se një veturë NN me drejtues NN në vendkalim për këmbësor e ka goditur viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.