Gjilan: Vetura godet motoçiklistin, dërgohet për tretman mjekësor

Policia ka bërë të ditur se dje në Gjilan një veturë ka goditur motoçiklistin, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Gjilan 13.07.2023-11:20. Një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete.

Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar.

I lënduari është dërguar në tretman mjekësor.