Gjilan: Vetura godet motoçiklistin, i shkakton lëndime

Policia njofton se dje në Gjilan ka ndodhur një aksident kur një veturë ka goditur motoçiklistin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr e Prishtinës, Gjilan 23.03.2023-14:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.