Gjilan: Vetura shkel këmbësorin, vdes në QKUK

Një aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, ku një veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.