Gjilanasi arrestohet për dhunë ndaj nënës

Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Gjilan 06.03.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare dhe po ashtu i ka kanosur vëllain e tij. Viktimës iu është ofruar  tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.