Gjilanasi arrestohet për dhunë psikike ndaj nënës
Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Gjilan 19.09.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

