Gjilanasi arrestohet për mashtrim, i mori hua 450 euro dhe nuk i ktheu

Një person në Gjilan është arrestuar për mashtrim, pasi nuk ia kishte kthyer borxhin sipas marrëveshjes një personi tjetër.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 27.06.2021 – 14:00-16:00. Më datë 05.06.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)