Gjilanasi arrestohet për ngacmimin e të miturës

Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual të vajze të mitur, njofton policia.

Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.