Gjilanasi e rrah ish-gruan, përfundon në pranga

Është arrestuar dje në Gjilan i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton policia.