Gjilanasi goditet me thikë pas shpine në një lokal

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se një person është goditur me thikë në shpinë, derisa po qëndronte në një lokal.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 24.02.2023 – 13:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas  në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari  kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.