Gjilanasi goditet nga një predhë derisa ishte para shtëpisë

Një person në Gjilan është goditur nga një predhë derisa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij, njofton policia.

Gjilan 30.01.2022 ─ 13:00. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij, është goditur nga një predhë e cila dyshohet të jetë e pushkës ajrore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. (foto arkiv).