Gjilanasi kapet duke punuar taksi me patentë të konfiskuar
Një personi në Gjilan i është konfiskuar përkohësisht automjeti, pasi është kapur duke e drejtuar atë pa patentë shoferi, pasi dokumenti i ishte konfiskuar dhe kishte masë mbrojtëse për mos drejtim të mjetit.
Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan, gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.
Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorik në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti, thuhet në njoftim.

