Gjilanasi kërcënon përmes telefonit ish të dashurën, arrestohet
Një person në Gjilan është arrestuar për kanosjen e ish të dashurës përmes telefonit.
Rr. Ramiz Cërnina, Gjilan 10.03.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes telefonit e ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

