Gjilanasi rrahet keq me dorëzën e armës e bëhet për spital
Një gjilanas ka raportuar në polici rastin e rrahjes nga dy të dyshuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Gjilan, 22.07.2021-00:20.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën kërcënimin e armës e kanë rrahur brutalisht duke e goditur me dorëza të armëve. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

