Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna
Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave e grave në Kosovë po vazhdon të jetë mjaft i madh dhe në shumicën e tyre, të dyshuar janë ish-partnerët.
Sinjali mëson se në hall me ish të fejuarin e saj është edhe një 23-vjeçare nga Gjilani, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Bazuar në informacionet e para, ish i fejuari i ka shkuar te vendi i saj i punës dhe e ka shqetësuar, përkundër faktit që viktima posedon urdhër mbrojtës nga gjykata.
Përballë kësaj situate, e reja e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.


 
 
						 
						