Qerimi, profesor në departamentin e NPRE (Nuclear, Plasma, and Radiological Engineering), mori Çmimin e Hulumtuesit të Ri nga Divizioni i Shkencës dhe Teknologjisë së Plazmave në AVS, një prej organizatave më të njohura ndërkombëtare në këtë fushë.

Ky çmim vlerëson arritjet bazë dhe të aplikuara në fushën e fizikës plazmatike, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimet shkencore dhe teknologjike.

“Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës që kam marrë Çmimin e Hulumtuesit të Ri nga Divizioni i Shkencës dhe Teknologjisë së Plazmave në AVS. Ky vlerësim në fushën e fizikës plazmatike nuk është vetëm rezultat i punës sime, por edhe i mbështetjes, bashkëpunimit dhe frymëzimit që kam marrë nga kolegët, mentorët dhe studentët e mi”, u shpreh Qerimi pas pranimit të çmimit.

Ky sukses i vendos emrin e tij në mesin e studiuesve më të vlerësuar ndërkombëtarë, duke sjellë një shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë dhe më gjerë që ndjekin rrugën e kërkimit shkencor.