Gjilanasi tenton ta martojë kosovaren pa dëshirën e saj

Një person në Gjilan arrestohet nën dyshimin për trafikim me njerëz pasi ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë viktimën, një kosovare me shtetësi të huaj.

Gjilan 20.02.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.