Gjilanasit ia goditin makinën e parkuar gjatë natës, të dyshuarit largohen në drejtim të panjohur
Në Gjilan, gjegjësisht në rrugën “Halim Orana”, një qytetar ka raportuar se i është dëmtuar makina e tij të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë.
“Sonte, më 23 korrik, rreth orës 01:25 pas mesnate, vetura ime e parkuar para shtëpisë, në rrugën Halim Orana në Gjilan, është goditur nga një veturë tjetër. Personat që e kanë shkaktuar aksidentin janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa lënë asnjë informacion apo kontakt”, ka shkruar ai, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, thekson se nga kamerat e sigurisë janë siguruar pamje “ku shihet qartë vetura që ka shkaktuar dëmin – një BMW X5, si dhe dy personat që ndodheshin brenda saj”.
“Nëse nuk marr ndonjë përgjigje, do të jem i detyruar t’i publikoj pamjet dhe të ndjek rrugën ligjore përmes organeve përkatëse”, shkroi ky qytetar.


