Gjilani arkëton tri pikët e para në këtë kampionat
Gjilani arkëton tri pikët e para në këtë kampionat. Nënkampioni i Kosovës në futboll mposhti Llapin me golin e vetëm të Darko Nikaçit.
Javën e parë, Gjilani pësoi humbje nga Feronikeli (0:4) dhe kjo i befasoi adhuruesit e tij, të cilit kishin pritur një fillim tjetër të mirë të skuadrës së tyre.
Pjesa e parë e ndeshjes me Llapin përfundoi pa gola 0-0. Në pjesën e dytë Gjilani u tregua më i mirë dhe arriti të shënojë nëpërmjet Darko Nikaç.
Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja ku Gjilani realizoi fitoren e parë dhe u rendit ne poziten e 6-te./Mediafokus.info

