Gjilani dhe Ballkani mbyllin sot stinorin vjeshtor në Superligë
Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani pret kampionin aktual, Ballkanin, në ndeshjen përmbyllëse, e cila luhet nga ora 12:00.
Ndeshja i përket xhiros së 13-të, e cila ishte shtyrë për shkak të angazhimit të Ballkanit në garat evropiane.
Ballkani, në tri ndeshjet e fundit, ka dy humbje e një barazim.
Gjilani ndërkohë ka pësuar disfatë në dy ndeshjet e fundit, ndaj Dritës e Dukagjinit dhe ndodhet në pozitën e 8-të me 17 pikë.

