Gjilani, homazh për Nexhmije Pagarushën
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, ka njoftuar se sonte në 18:00, bën ndezjen e qirinjve në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e saj artistike e të pazëvendësueshme, për ikonën e madhe të muzikës shqipe, bilbilin e Kosovës Nexhmije Pagarushën, e cila sot ka ndërruar jetë.
Për të nderuar artisten e madhe ju ftojme të jeni pjesë e homazheve në ndezjen e qirinjve para Teatrit të Qytetit, në Gjilan, njofton Komuna./MediaFokus/

