Gjilani merr një barazim në ndeshjen e parë në Konfetencë Ligë

Gjilani është kthyer me një barazim (2:2) nga Luksemburgu, ku luajti me Progres Niedercorn në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Barazimi erdhi në fund pas epërsisë së vendësve, dy herë.

De Almeida i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Arbnor Ramadani barazoi në minutën 48, nga penalltia.

Natami e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 62-të, por Arbnor Ramadani barazoi sërish, po ashtu nga penalltia.

Sfida e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.