Gjilani ndalon me vendim përdorimin e fishekzjarreve
Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Sipas njoftimi të Komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 – 3 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

