Gjilani nderon viktimat e Coronavirusit me koncert të muzikës klasike
Komuna e Gjilanit do t’i nderojë viktimat e Coronavirusit, duke organizuar koncert/homazh të muzikës klasike, të martën, raporton Mediafokus.info.
Lajmi u bë i ditur me anë të një njoftimi të kësaj komune.
“Ju njoftojmë se nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit, të martën në ora 16:30, mbahet koncert i muzikës klasike, në sallën e Teatrit të qytetit, kushtuar 91 qytetarëve të cilët e bumbën betejën me COVID-19. Koncerti mbahet duke respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19 dhe brenda sallës nuk mund të jenë të pranishëm më shumë se 80 persona”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/


