Gjilani nesër nënshkruan marrëveshjen e binjakëzimit me Kumanovën
Gjilani do ta formalizojë bashkëpunimin e madh prej dy dekadash me Komunën e Kumanovës, që kulmon me binjakëzim, transmeton Mediafokus.info.
Nesër (e mërkurë), kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, do të qëndrojë në Kumanovë për ta nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrievski.
Këtë e ka bërë të ditur sot Haziri, në një intervistë për televizionin nga Kumanova, Neës-tv.
“Si trekëndësh kufitar, Gjilani, Presheva e Kumanova, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në vitin 2003 e 2004. Ceremonia e nesërme nënkupton afrim edhe më të madh të programeve të përbashkëta pasi Kumanova dhe Gjilani janë duke bashkëpunuar shumë mes vete, në kuadër të fondeve të Bashkimit Europian (IPA)”, ka thënë Haziri./Mediafokus.info/

