Gjilani nuk do ta harrojë kurrë 7 marsin e vitit 2019

Sot bëhen katër vite nga tragjedia në Gjilan, kur një kamion pa frena shkaktoi tmerr në këtë qytet, derisa ishin bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 7 Marsit, ditës së mësuesit.

Por, që të gjitha u anuluan pasi një kamion me targa të Pejës, saktësisht në orën 14:05, shkaktoi aksident të tmerrshëm në qendër të Gjilanit, duke goditur disa vetura, si pasojë e mosfunksionimi të sistemit të frenave, shkruan Mediafokus.info.

Në vend vdiq afaristi i njohur, Qerim Çoçaj, pak pas ditësh vdiq e moshuara F.I., dhjetëra persona u lënduan, derisa pati edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ish kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tragjedinë e kishte vlerësuar si pasdite horrori.

Tragjedia që e përgjaku 7 Marsin 2019, vlerësohet si rast i paprecedentë në Kosovë.

7 marsi vjen në Gjilan gjithmonë me dhembjen dhe trishtimin e asaj “ore të kobshme” të para katër viteve. /Mediafokus.info/