Gjilani nuk e meriton një qeverisje të tillë!
Arben Dubova
Unë nuk të akuzoj Alban për dështimin e autostradës e nuk të akuzoj as për urën e Badovcit.
Madje nuk të akuzoj as për hyrje-daljet në drejtim të Prishtinës.
Ama nuk mund të mos e drejtoj gishtin nga ti për tmerrin që po e përjetojmë çdo ditë nga qentë endacak në zemër të qytetit.
Nuk mund të arsyetoj as për depresionin që e ke kriju në qytet nga neglizhenca dhe mungesa e kreativitetit tuaj në këtë fundvit.
Në qytetet tjera sheshet janë të mbushura nga qytetarët përderisa në qytetin tonë të vjen turp të dalësh në mbrëmje.
Nuk mund të të mos kërkoj llogari as për krizën politike që e ke shkaktu në komunë duke e humbur shumicën në kuvend e pasojat tashmë veq janë në horizont…..!!!
Nuk je për këtë punë djalo!
Gjilani nuk e meriton një qeverisje të tillë!
Ka njerëz që duan, dijnë dhe munden ta qeverisin Gjilanin larg më mirë se ti veqse ata ta besuan ty këtë punë e ti sun po e qon hiq!
Lësho rrugë e mos na ndëshko më tepër!

