Gjilani është përfshirë mbrëmë nga shiu dhe shtërngata, ka edhe dëme

Gjilani është përfshirë mbrëmë nga një stuhi e fuqishme shiu dhe ere, e cila ka shkaktuar edhe dëme në qytet, si thyerje të drunjëve, dëmtim te veturave, depërtim të ujit nëpër bodrume si dhe ndërprerje të energjisë në disa lokacione, si pasojë e dëmtimeve në rrjet.

Njësitet profesionale të zjarrëfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar menjëherë në largimin e drunjëve të rrëzuar në rrugë, largimin e rërës dhe zhavorit si dhe zhbllokimin e veturave nga uji.

Ekipet komunale të emergjencave, të ndihmuara edhe nga operatorë privatë, kane intervenuar në pastrimin e terrenit dhe kthimin e normalitetit.

Gjatë gjithë kohës është dhënë mbështetje edhe nga Policia e Kosovës duke bërë kështu drejtimin e veturave, derisa zjarrëfikësit dhe ekipet e shpëtimit kryenin punën e tyre.

Për shkak të stuhisë dhe reshjeve të shiut disa vendbanime te komunes se Gjilanit kanë ngelur pa energji elektrike në një interval kohor prej rreth tri orësh./mediafokus.info