Gjilani shpall ‘Qytetar Nderi’ ish-presidentin kroat Stipe Mesiç

Me propozimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, më 6 qershor, Presidenti historik i Kroacisë, Sh.T.Z. Stipe Mesic, do të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit.

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Degës së LDK, Lutfi Haziri.

Ky propozim vjen pas shpalljes Qytetar Nderi të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj.

Ne kemi miq dhe Miqtë i ndajmë me qytetarët e Gjjlanit, duke i bërë pjesë të jetës sonë. Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve të saj, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen.

Ky ekzektiv aktual që ka degraduar, mbetet si në rastet tjera që të mundohet të ‘vjedhë’ ndonjë meritë në ceremony, se përtej Llabjanit as nuk munden e as nuk kanë miq.

Falemenderit Grupit më të madh politik në Kuvend – LDK-së, Avdyl Aliut dhe Kryesuesit Kushtrim Kadriu, të cilët, përveç që po bëhen gardianë të Gjilanit, po ruajnë miqësi që me dekada e kemi ndërtu.

Në veçanti, faleminderit mikut të çmuar, Idris Sylejmani, i cili jeton me dekada në Kroaci, për kontributin e tij të madh për shqiptarët kudo që jetojnë, duke bërë vepra e punë të jashtëzakonshme për kombin tonë.