Gjilani shpërndan tableta për nxënësit me nevoja të veçanta në disa shkolla

Komuna e Gjilanit ka bërë sot shpërndarjen e tabletave për nxënësit me nevoja të veçanta, njofton kumtesa komunale, transmeton Mediafokus.info.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka bërë të ditur se tabletat janë shpërndarë për nxënësit e shkollave “Selami Hallaqi”, “Vesel Muji”, “Aferdita”, “Skenderbeu”, “Nazim Hikmet”, “Musa Zajmi”, “Vehbi Ibrahimi” dhe “Esat Berisha”.

Ai ka falënderuar organizatën Save The Children për këtë donacion tepër të nevojshëm, që do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për këta nxënës.