Gjilani siguron shërbimet e mbrojtësit kroat, Tomislav Sorsa
Klubi futbollistik Gjilani ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit kroat, Tomislav Sorsa.
Futbollisti i krahut të djathtë në skuadrën e Gjilanit vjen nga skuadra e Superligës kroate, NK Osijek.
“Pas 10 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Sorsa në edicion 2016-17, ishte transferuar në Superligën rumune në ekipin e njohur CFR Cluj, ku ishte paraqitur 20 herë gjatë atij edicioni.
Në vitin 2017 ishte rikthyer sërish në skuadrën e fëmijërisë, ku kishte kaluar 3 edicione, për t’u transferuar në skuadrën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sipas njoftimit, futbollisti kroat do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase për dy sezone./mediafokus.info/

