Skuadra e Gjilanit triumfon me golat e Fitonit
Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore kundër Feronikelit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golat për vendasit i ka shënuar njeriu që e ka emrin e fitores, Fiton Hajdari (‘9 dhe ‘13).
Ndërkaq, epërsinë e ka ngushtuar Albert Dabiqaj në minutën e 38-të.
Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 38 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e katërt. ./MediaFokus/

