Gjilani triumfon në derbin e Anamoravës
Gjilani e ka ruajtur pozitën e parë në Superligë pasi ka mposhtur 1:0 rivalin e drejtpërdrejtë lokal, Dritën.
Golin e vetëm e shënoi Albert Dabiqaj në fillim të pjesës së dytë, për t`i siguruar tri pikë të reja për ekipin e tij.
Ky ishte triumfi i dytë radhazi dhe në përgjithësi i Munishit në Derbin e Anamoravës, pasi Gjilani i tij e kishte mundur Dritën 2:0 edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Superligë.
Drita ka mundur ta shmangte disfatën dhe të dilte me një pikë nga ky derbi, sikur Marko Simonovski të mos dështonte në portën boshe në minutën e 80-të.
Pas kësaj jave, Gjilani ka 28 pikë nga 15 ndeshje dhe vijon të jetë lider i Superligës.
Drita zbret në vendin e tretë me 25 pikë, pasi Ballkani shënoi fitore dhe renditet i dyti, me 27 pikë.

