‘Gjilani’ – zero në të gjitha!

Qeqa Krelani

(Nuhiu eshte ezauru dhe duhet ta rishpik vetveten.)

Gjilani si skuader nuk eshte projektu qe neper studiot televizive ta analizojme dhe kritikojme per humbje te nje pas njeshme.

Gjilani eshte investu dhe projektu qe ta marrim shembull per super gola, super aksione dhe paraqitje fantastike ne Evrope. Zero ne te gjitha!

Ardian Nuhiu e ka cimentu edhe njehere ate qe e kam thane para 3 viteve. Qe ai eshte nje burre i mire, por ne futboll gara nuk eshte kush eshte burri me i mire, por trajneri me i mire. Ka plote burra t’mire qe rrijne te shpija.

Mu si gazetare nuk m’intereson prapaskena. Mu m’intereson vetem skena. Dhe rezultatet e tij tregojne qe as gjilanasi ma optimist ne bote s’ka shance mo per shprese e iluzione.

Momentin kur ti behesh ma i famshem duke mos fitu tituj e trofe sesa duke i fitu ato, atehere duhesh me e lon kete pune krejt.

Qellimi i futbollit eshte goli. Goli justifikon investimet astronomike. Nese nuk eshte goli atehere ti heqim portat krejt.

Nuhiut askush nuk po i kerkon loje te bukur. Se pune e madhe fort, nese dikush do te zgjidhte ne mes 3 pikeve apo lojes bukur, krejt do te preferonin t’fitonin 3 pike.

Nganjehere edhe e bukura te lodh kur nuk ke rezultate. Ky as nuk ka loje te bukur, as rezultate.

Tifozet duan rezultate sepse asnje perfitim tjeter nuk kane pervec gezimit.

Futbollistet dhe trajneri marrin leket, ndersa tifozeve me ligj duhet t’marrin rezultatin.

Deri sot pergjegjesia ka qene mbi trajnerin. Sot e tutje pergjegjesia mbetet mbi kryesine.

Ata qe perpiqen te heshtin te verteten, jane ata qe kane me shume per te fsheh.