Gjithçka që duhet të dini rreth ‘Wilder vs Fury II’
Tashmë zyrtarisht ka ardhur koha.
Kampioni i WBC në pesha të rënda, Deontay Wilder do të ngjitet sërish në ring këtë të shtunë, në MGM Grand Arena, në Las Vegas Nevada, kundër të vetmit njeri për të cilin akoma nuk e ka gjetur zgjidhjen.
Tyson Fury.
Nuk është e tepërt të thuhet se kjo është ngjarja më e pritur në divisionin e peshave të rënda që kur Lennox Lewis u ndesh me Mike Tyson, më 8 qershor 2002.
Me një nga meçet më të mëdha të kohëve të fundit tashmë këtu, lexoni më poshtë të gjitha informacionet që duhet të dini në mënyrë që të jeni të përgatitur siç duhet për këtë ballafaqim historik.
Çka ndodhi herën e parë?
Wilder dhe Fury u ballafaquan për herë të parë më 1 dhjetor 2018, duke i vënë të gjitha në provë. Deontay Wilder, jo vetëm që po tentonte të bëhej njeriu i parë që e mposhtë Tyson Furyn, ai gjithashtu shpresonte se do të mund t’ia rrëmbejë atij statusin e kampionit lineal.
Fury, në anën tjetër, dëshironte që t’ia shënojë humbjen e parë në karrierë Wilderit, duke siguruar të vetmin rrip që i ka munguar gjatë gjithë karrierës së tij, titullin e WBC.
Gjërat filluan mirë për Fury. Lëvizjet e tij të çuditshme dhe aftësitë e tij për të boksuar, i shkaktuan Wilder probleme të mëdha. Me Furyn në kontroll të plotë të meçit, Wilder arriti që ta rrëzoi atë në raundin e nëntë dhe në raundin e fundit, me dy goditje shumë të forta, por që Fury u ngritë sërish dhe madje për çudinë e të gjithëve e fitoi pjesën e mbetur të atij raundi. Sipas CompuBox, numrat ishin në të mirë të Fury. Ai dha 84 grushte në total kundrejt 71 të Wilder. Sidoqoftë, Wilderin e shpëtuan dy knockdown, duke bërë që gjyqtarët ta vlerësojnë ndeshjen si barazim. Tabela e rezultateve ishte 115-111 për Wilder, 114-112 për Fury dhe 113-113.
Kur është rimeçi?
Rimeçi ndërmjet Wilder dhe Fury zhvillohet të shtunën, 22 shkurt 2020 (mëngjesin e së dielës, 23 shkurt, me fillim nga ora 05:00 sipas kohës tonë lokale).
Vendi?
MGM Grand Arena, Las Vegas Nevada, USA.
Sa do të jenë fitimet?
Sipas parashikimeve, të dy boksierët do të fitojnë nga 28 milionë dollarë, por që varësisht nga shitjet e biletave dhe nga abonimet Pay-Per-View, kjo shifër mund të arrijë deri në 40 milionë.
Në ballafaqimin e parë Fury kishte fituar 10 milionë dollarë, ndërsa Wilder 14 milionë dollarë në total./mediafokus.info/
Deontay Wilder
22 tetor 1985
Amerikan
- 42 fitore
- 0 humbje
- 1 barazim
Tyson Fury
12 gusht 1988
Britanik
- 29 fitore
- 0 humbje
- 1 barazim
/MediaFokus/

