Gjoba edhe për këmbësorët në Gjilan

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 22.03.2024-28.03.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.357 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 19 ngasës.

Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Këmbësorët” ka shqiptuar 13 gjoba për këmbësoret që janë takuar duke kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shënjuara dhe gjoba për ngasësit e automjeteve që janë hasur duke mos respektuar përparësinë e kalimit në vendkalimet për këmbësorë, thuhet në njoftim.