Gjoba ndaj dy kundërvajtësve për tejkalim në vijë të plotë
Njësiti i rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në dy raste të ndryshme gjatë drejtimit të automjeteve në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimit, shihen duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Për secilin veç e veç, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjetëve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

