Gjoba për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim i shpejtësisë

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka pranuar video incizime, ku  në një rast shihet një veturë duke tejkaluar në vijë të plotë, gjersa në rastin tjetër vetura ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar nga 50 km/h në 117km/h.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit ne vlerë 150 euro dhe dy pikë negative, ndersa kundërvajtësit tjeter 300 euro si dhe i eshte  shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.