Gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të zbatimit të planit operativ për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve me radar në dy raste të ndara kanë hasur dy kundërvajtës duke mos respektuar kufizimin e shpejtësisë.
Në njërin rast në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h, kundërvajtësja është hasur duke zhvilluar shpejtësinë tetëdhjetë e nëntë (89) km/h.
Ndaj saj është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.
Në rastin e dytë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h, kundërvajtësi është hasur duke zhvilluar shpejtësinë njëqind e një (101) km/h.
Ndaj tij është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një viti, thuhet në njoftim.


