Gjoba – sa të duash, aksidentet nuk ndalen!
Policia e Kosovës ka shqiptuar jo më pak se 1.752 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 aksidente trafiku me dëme materiale, 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.
Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, kurse 13 janë dërguar në mbajtje.

