Gjobat anti-COVID janë të jashtëligjshme
Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se konsideron se në asnjë vend të botës, qytetarët nuk gjobiten për këtë çështje.
Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor, e assesi zyrtarët policorë.
“Realisht jemi në një gjendje shumë të rënduar të shëndetit publik, gjegjësisht sigurisë shëndetësore, dhe kur në një kohë nga institucionet u liruan në mënyrë të pakontrolluar lëvizjet, tubimet, dhe përnjëherë reaksionet, mendoj e kanë sjellë këtë gjendje”.
“Çështja tjetër është e papranueshme që Policia t’i shqiptojë këto gjoba, askund në botë nuk ka që Policia t’i shqiptojë gjobat e një shërbimit tjetër. Policia e kryen punën e asistentit, do të thotë i asiston zyrtarëve të Inspeksionit Shëndetësor. Policia po e krijon një imazh të keq për vetën, por njëkohësisht edhe për vetë punën që e bën, për arsye krijon një mangësi në kryerjen e rregullt të detyrave të veta, siç e ka sipas ligjit të policisë”, thotë Ibishi për EO.
Teksa ka folur për këtë çështje, Ibishi fton qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.
“Mendoj se Ligji si i tillë duhet të zbatohet, ai është miratuar nga Kuvendi dhe duhet të zbatohet. Mendoj se më shumë duhet të merremi me vetëdijesim, e më pak me gjoba”, u shpreh ai.


 
 
						 
						