Gjobat s`po i mbushim mend shoferët, afër 1.700 kundërvajtje brenda një jave

Çdo ditë e çdo orë shqiptohen gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik nga policia e Kosovës. Por, kundërvajtjet po vazhdojnë sërish.

Vetëm gjatë javës së fundit, Policia në Gjilan, në vazhdën e implementimit të planeve operative, ka shqiptuar 1.696 gjoba.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë konfiskuar përkohësisht 17 patentë-shoferë.

Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim.