Gjobiten 145 shoferë, 72 prej tyre për vozitje të shpejtë
Gjatë kontrolleve të djeshme të komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, policia ka shqiptuar gjithsej 145 masa, nga të cilat 72 sanksione për shpejtësi, 4 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 6 sanksione për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, shkruan ts.
Janë vendosur 4 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 5 – për kalimin në semafor të kuq.
MPB bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, për të rritur sigurinë në rrugë. (foto ilustrim)

