Gjobiten dy kundërvajtës në trafik, njëri për shpejtësi, tjetri për ‘vijë të plotë’
Policia në Gjilan, me datën 08.05.2023 konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor ka shqiptuar dy gjoba për kundërvajtësit.
Në njërin rast është hasur një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësi 93 km/h.
Kundërvajtësi është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve.
Në rastin tjetër policia ka pranuar një video incizim me të cilin shihet tejkalimi në vijë të plotë.
Kundërvajtësi është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.


